HiddenFast
Fiksim efikas i sistemeve të tarracave!
fischer HiddenFast Guide

HiddenFast – Sistemi për montimin e fshehur të vidave të tarracës

Përparësitë e produktit

  Sistemi efektiv dhe i qëndrueshëm i fshehur për tarraca HiddenFast.  
  Vidat kanë një kokë cilindrike të vogël me shtytje TX dhe filetim të dyfishtë.  
  Sistem i plotë për montimin e fshehur të dërrasave të tarracës, që siguron një proces pune efikas.  
  Vidat e fshehura për tarraca HiddenFast janë të disponueshme me shtresën EpoxZinc C5 dhe gjithashtu në çelik inox A4 (rezistent ndaj acidit).  
  Vidat HiddenFast montohen në mënyrë të fshehur përmes udhëzuesit HiddenFast Guide.  

Përshkrimi i prdouktit - HiddenFast 

  • Sistem i plotë për instalimin e fshehtë të dërrasave të tarracës, i cili siguron një rrjedhë pune efikase.
  • Vidat kanë një kokë të vogël cilindrike me prerje TX dhe një filetim të dyfishtë. Filetimi i poshtëm nën kokë është në drejtim të kundërt, duke mundësuar kështu një shtrëngim efikas të copës së punës pa hapësira nga baza, duke siguruar një mbajtje të fortë të copës së punës. Dizajni i filetit me majë siguron një kapje të shpejtë dhe redukton çarjen e copave të drurit.
  • Për montim të fshehtë, përveç vidave HiddenFast prej çeliku inox A4, rekomandohen edhe ato me sipërfaqe EpoxZinc C5, pasi nuk shkaktojnë konsumim të sipërfaqes dhe janë të përshtatshme për montimin e drurit, p.sh. druri i trajtuar termikisht ose ai i trajtuar me presion. Nëse përmbajtja e lagështisë së drurit të trajtuar me presion tejkalon 18%, rekomandohen vidat HiddenFast prej çeliku inox A4. Përdorimi i vidave HiddenFast në dru të fortë nuk rekomandohet.
  • Montimi i vidave HiddenFast bëhet përmes montimit të fshehur duke përdorur HiddenFast Guide, një udhëzues ergonomik për vida me rregullim të pandërprerë, i përshtatshëm për dërrasa tarracash me gjerësi nga 90 deri në 150 mm. Distanca midis dërrasave duhet të jetë të paktën 5 mm.
HiddenFast Sistemi për fiksimin e dërrasave të tarracës
HiddenFast Sistemi për fiksimin e dërrasave të tarracës
HiddenFast Sistemi për fiksimin e dërrasave të tarracës
Montimi me HiddenFast
Montimi me HiddenFast
Montimi me HiddenFast
Montimi - Hap pas hapi
HiddenFast

Aplikime

Montimi 1

1. Përshtateni udhëzuesin HiddenFast

  • Për dërrasa tarrace me një gjerësi nga 90 deri në 150 mm.
  • Me TX 30.
  • Rregulloni hapësirën e kapjes 2-3 mm më pak se gjerësia e dërrasës së tarracës.
  • Përshtatja e integruar e sustës aktivizohet kur udhëzuesi i vidës shtypet mbi dërrasë.
     

 

Montimi 2

2. Vendosni udhëzuesin HiddenFast mbi dërrasën e tarracës mbi një trarë

  • Së paku 5 mm hapësirë në mes dërrasave.
Montimi 3

3. Vendosja e vidhës së jashtme

  • Vidat për terasa HiddenFast 4,3 x 60 mm janë të përshtatshme për fiksimin e trashësive të mbulesës nga 19 deri në 35 mm.
  • Rekomandohet një distancë minimale prej 25 mm në drejtimin gjatësor deri në skajin e dërrasës së terasës.
Montimi 4

4. Vendosja e vidhës së brendshme

  • Në fund vendoset vidha e fundit për fiksimin përfundimtarë të dërrasës. Rekomendohet materiali izolues (për evitimin e fërkimit dhe zhurmës) ndërmjet traut dhe dërrasës, siç shihet edhe në fotografi.
cd-blue-f544ffd96-4txt5