Programi për matjen e ankerave për çelik dhe ankerave lidhës në beton, si dhe sisteme injektimi për muraturë.
Për llogaritjen e shpejtë të aplikimeve tuaja me vidën fischer Power-Fast dhe Power-Full.
Për verifikimin në përputhje me miratimin europian teknik (ETA) dhe zgjidhjet inxhinierike (ENSO) si provë për ankorimet statike dhe pothuajse statike. Nga këqyrjet inxhinierike (ENSO) është e mundur të zbulohen më mirë të gjitha kushtet dhe matjet të cilat kërkohen në të gjithë botën.
Përmes këtij shërbimi, ju keni avantazhin të mund të gjeneroni gjithmonë matjen e saktë në vendin përkatës. Me mbi 30 shoqëri në vende të ndryshme, fisher mund t'ju ofrojë 100% mbështetje në të gjithë botën. Për një përzgjedhje më të lehtë të upave, është në dispozicion edhe matja e shumëfishtë, e provuar për të gjitha produktet.
Një matje e bazuar në FE, e trashësisë së panelit të ankerit, është e mundur tani edhe me materialet dhe fortësinë e e panelit të ankerit, të përcaktuara nga përdoruesi. Nëpërmjet observimit të matjeve inxhinierike (ENSO) mund të ndërtohen dhe të maten shumë panele ankeri të ndryshme, gjeometria dhe rregullimi i ankerave.
RAIL-FIX është zgjidhja për matjen e shpejtë të parmakëve në ballkone, parapetëve dhe shkallëve në ambjentet e brendëshme dhe të jashtme. Programi ndihmon përdoruesin nëpërmjet varianteve të shumta të paracaktuara të fiksimit dhe formave të ndryshme të paneleve të ankerave.
Sipas një udhëzimi të strukturuar, garantohet një proces i shpejtë dhe pa gabime. Të dhënat jane menjëherë të dukshme në grafik, ku shfaqen vetëm të dhënat përkatëse të procesit. Kjo lehtëson kontrollin dhe mënjanon gabimet.
Ndikimi i forcës së mbrojtëseve anësore dhe i forcës së eres nxirret dhe përcaktohet në bazë të rregullave të vlefshme. Përzgjedhja e ndikimeve të ekspozuara mund të ndodhë në një maskë përzgjedhëse të paracaktuar, por mund të jepet dhe individualisht.
Një rezultat i verifikueshëm me të gjitha të dhënat e kërkuara, e përcakton programi.
Për matjen e përforcuesve të mëpasëm në ndërtimet me çelik dhe beton.
fischer REBAR-FIX ofron mundësinë nëpërmjet përzgjedhjes multifunksionale, të masë një shtesë me çelik dhe beton të vendosur më vonë, nëpërmjet ankorimit përfundimtar ose mbivendosjes.
Përdoruesi udhëzohet hap pas hapi nga matja. Një njoftim në status informon vazhdimisht për ngarkesën statike të sistemit të instalimit të përzgjedhur të fischerit. Në një përzgjedhje të shpejtë, mund të kemi dëshmi statike për dhjetë zgjidhje standarde të ndryshme me konsola, korniza dhe shina. Në mënyrë alternative, mund të fillohet matja tek pajisjet më komplekse nga një parapërzgjedhje e sistemit të preferuar të instalimit. Këtu ndryshohen prerja tërthore e shinës, gjatësia ose distanca e pikave mbështetëse.
Në një hap tjetër, përcaktohen tipi, diametri, izolimi, dhe numri i tubave, të cilat i mban sistemi i izolimit. Për të shfaqur nëpërmjet opsionit tuba ose kanale bosh apo të mbushura me materiale, në sistemin mbajtës te paraqitur me grafik, krijohen automatikisht imazhe ngarkese dhe kështu na çojnë te provat statike të kërkuara për sistemet e shinave. Përveç kësaj, mund të jepen edhe ngarkesa individuale si për shembull për një kondicioner apo një kompresor direkt përmes ngarkesës së pikave ose vijave që definohen në mëyrë të lirë. Përveç një rezultati të verifikuar, programi nxjerr pas matjes së suksesshme, edhe një listë me pjesë të elementeve të kërkuar për sistemin e përzgjedhur, si varëse, shufra të filetuara, shina për montim, morseta tubi dhe bashkues.
Për llogaritjen e shpejtë të aplikimeve tuaja me vidën fischer, si p.sh. fiksimin e sistemeve të izolimit të çative dhe matjen e nyjeve në ndërtimet me dru.
Matja bëhrt sipas miratimit teknik europian (ETA) në bazë të Eurocodes 1 dhe 5 me dokumentat përkatëse ndërkombëtare të aplikimit. Një modul është për matjen e fiksimit të sistemeve të izolimit të çative me vidat fischer në forma të ndryshme të çative si dhe gjatë përdorimit të materialeve të izolimit.
Zona e saktë e ngarkesës së erës dhe borës përcaktohet ose automatikisht përmes kodit postar ose mund të jepet direkt në mënhyrë alternative.
N module të tjera: lidhjet kryesore dhe dytësore, përforcimet mbështetëse; dyfishimet/ përforcimet e traversës, mbrojtjet tërthore, lidhje të zakonshme (dru-dru / metal-dru), bashkimet e jashtme, bashkimet e brendëshme, rinovim ballkonesh si dhe bashkime të skelave mund të bëhet matja e lidhjes ose përforcimit me vidën e filetuar plotësisht fischer Power-Full.
Me modulin më të ri "Allgemeine Schraubverbindung" (lidhje të përgjithshme me vida), mund të maten lidhjet e zakonshme me vida me anë të vidave fischer Power-Fast dhe fischer Power-Full.
FACADE-FIX është zgjidhja për matjen e shpejtë dhe të pa komplikuar të fiksimeve të fasadave me nënkonstruksione druri. Përzgjedhja fleksibël dhe e ndryshme e nënkonstruksionit, i ofron përdoruesit liri maksimale.
Mund të zgjedhim mes materialeve të zakonshme, të parapërcaktuara të fasadave. Gjithashtu është edhe mundësia të fusim materiale të veçanta me ngarkesa specifike. Shumëllojshmëria e upave të kornizave i përgjigjet të gjitha kërkesave dhe ofron spektrin më të madh të bazave të ankorimit në treg.
Ndikimi e fortësisë së erës tek ndërtesa nxirret dhe vlerësohet në bazë të rregullave të vlefshme. Zona e ngarkesës së erës mund të përcaktohet direkt ose të nxirret automatikisht me kodin postar.
Me matjen e shumëfishtë, përdoruesi mund të tregojë të gjitha produktet që i përshtaten objektit, duke përfshirë numrin e llogaritur të mjeteve të fiksimit.
Një printim i verifikueshëm me të gjitha informacionet e nevojshme e plotëson programin.
Ky version është i përcaktuar për administratorët e rrjetit të cilët me anë të tij shpalosin softuerin në rrjetin e tyre ose punojnë me serverat e terminalit.
Ky version përmban një version të plotë në CD, i cili gjithmonë përditësohet kur përditësohet softueri. Me anë të tij mund ta mbani FIXPERIENCE gjithashtu të përditësuar, kur PC me softuerin nuk mund të lidhet me internetin. Këtë lloj shkarkimi e rekomandojmë për kompjutera të cilët nuk mund të lidhen me internet.
Ruajtësi: Min. 2048MB (2GB)
Sistemi operativ: Windows Vista® (Service Pack 2) Windows® 7 (Service Pack 1) Windows® 8 Windows® 10
Hinweis: Kërkesat aktuale të sistemit variojnë në varësi të sistemit të tyre të konfigurimit dhe të sistemit operativ.
Udhëzim për Windows® XP: Microsofti ka marrë mbështetjen e sistemit operativ Windows® XP në prill të vitit 2014t. Për këtë arsye nuk vihen më në dispozicion përditësime nga Microsofti. Prandaj ofrohet mbështetja nga grupi i ndërmarrjeve fischer për këtë sistem operativ.